Austria hedh në gjyq Gazpromin, Rusia ndalon dërgesën e gazit
Bota
Lexohet për: 1 min.
Foto Ilustrim
Foto Ilustruese
1 orë më parë
Linku u kopjua

Rusia do të ndalojë nesër dërgimin e gazit në Austri, njoftoi kompania austriake OMV.

OMV tha se mori njoftimin nga Gazprom Export, një degë e gjigantit shtetëror rus të energjisë Gazprom.

Ndërprerja e dërgesave konsiderohet si reagim ndaj vendimit të arbitrazhit sipas të cilit Gazprom duhet t'i paguajë OMV-së 230 milionë euro.

Pezullimi i transitit pasoi vendimin e gjykatës austriake të arbitrazhit të enjten, sipas të cilit Gazpromi rus duhet t'i paguajë 230 milionë euro kompanisë austriake të energjisë dhe kimikateve OMV për shkak të dërgesave të parregullta dhe pezullimit të plotë të dërgesave të gazit në Gjermani.

Kancelari Karl Nehammer do të bëjë një deklaratë më vonë sot, pasi Austria është ende shumë e varur nga gazi rus.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024