Austri, rritje historike e papunësisë në muajin prill

Austri, rritje historike e papunësisë në muajin prill

Niveli i papunësisë në Austri regjistroi një rritje historike në muajin prill, si pasojë e paralizimit të ekonomisë, shkaktuar nga masat për të luftuar kundër koronavirusit, njoftoi sot shërbimi i punësimit AMS.

“Numri i të papunëve dhe personave që trajnohen është rritur me 58,2% duke arritur në 571 477 persona”, sipas statistikave zyrtare.

“Në fund të muajit prill 571 477 persona aktiv u regjistruan si të papunë nga 210 275 një vit më parë, që paraqet një rritje prej 58%”, sipas AMS duke regjistruar një rritje ekstreme të papunësisë si pasojë e koronavirusit.


Shkalla e papunësisë në fund të muajit prill arriti në 12,8% në nivel kombëtar nga 8,1% në muajin shkurt, para fillimit të krizës.

Treguesi kombëtar merr parasysh personat që ndjekin një kurs.

Shkalla e papunësisë sipas standardit evropian Eurostat nuk dihet ende për muajin prill, por në muajin shkurt është regjistruar 4,4%./atsh/

Lexo edhe

Video