Austri, kancelari Nehammer rezulton pozitivë me koronavirus

Austri, kancelari Nehammer rezulton pozitivë me koronavirus

Kancelari austriak, Karl Nehammer ka rezultuar pozitivë me koronavirus, pavarësisht se i kishte kryer të treja dozat e vaksinës kundër Covid-19.  Aktualisht, ai është i izoluar në shtëpi.

“Infeksioni u transmetua nëpërmjet një anëtari të ekipit tim të sigurisë”, shkroi Nehammer në Twitter, duke shtuar se ndihej mirë. Nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar”.


Kancelari 49-vjeçar ishte vaksinuar me të treja dozat dhe deri më tani nuk i është shfaqur asnjë simptomë.

Ai po i drejton punët e vendit me anë të telefonit dhe videokonferencave dhe nuk do të marrë pjesë në angazhime publike gjatë ditëve në vijim.

Gruaja dhe fëmijët e Nehammer kanë rezultuar negativë.

Lexo edhe

Video