Australia i afrohet valës kulmore të Omicron

Australia i afrohet valës kulmore të Omicron

Australia është afër kulmit të valës Omicron, deklaruan autoritetet të cilat megjithatë paralajmërojnë se infeksionet e përditshme do të mbeten afër niveleve rekord për “javët e ardhshme” pas mbi 100 000 rasteve që u raportuan për ditën e katërt të njëpasnjëshme.

Shumica e shteteve në vend kanë kaluar në një strategji bashkëjetese me virusin që kur ka arritur norma më të larta të vaksinimit. Këtë vit u regjistruan mbi 1.2 milion infeksione, krahasuar me 200 000 në 2020.


“Ende nuk e kemi kapërcyer krizën dhe mendoj se do të ketë një numër të madh të rasteve të diagnostikuara në Australi në javën e ardhshme”, tha kreu i departamentit të shëndetësisë, Paul Kelly, në një konferencë për shtyp, duke iu referuar shpërthimit të Omicron.

Shumica e shteteve po përballen me shtrime rekord në spital gjatë valës Omicron, me autoritetet që pretendojnë se i të rinjtë e pavaksinuar përbëjnë një “numër të konsiderueshëm” të shtrimet në spital në Australi.

Lexo edhe

Video