Austin: Putin duhet të merr vendim për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Austin: Putin duhet të merr vendim për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin deklaroi sot se presidenti rus Vladimir Putin duhet të merr vendim për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Duke folur në një konferencë shtypi nga baza ajrore Ramstein në Gjermani,  Austin tha se hapi i parë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë do të duhej të vinte nga vetë udhëheqësi rus.

“Putin duhet të merr një vendim për t’i dhënë fund këtij konflikti.  Ai është personi që e filloi atë. Ishte e pajustifikuar dhe sigurisht do të jetë vendimi i tij për të de-përshkallëzuar dhe më pas për t’u kthyer në tryezën e negociatave,” tha ai.


Sekretari i Mbrojtjes vazhdoi duke thënë se aleatët “nuk kanë kohë për të humbur” dhe se ishte e rëndësishme “të lëvizin me shpejtësinë e luftës” ndërsa Ukraina vazhdonte në luftën e saj kundër trupave të Kremlinit.

“Informacionet sot parashtruan qartë se pse javët e ardhshme do të jenë kaq vendimtare për Ukrainën. Duhet të ecim me shpejtësinë e luftës dhe e di që liderët largohen sot më të vendosur se kurrë për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit dhe mizorive ruse”, tha Austin.

Duke folur për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga forcat ruse, Austin tha se Perëndimi “do të bënte gjithçka” në mënyrë që konflikti “të mos dalë jashtë kontrollit”.

“Çdo rrëmujë mbi përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore është shumë e rrezikshme dhe e padobishme. Askush nuk dëshiron ta shohë një luftë bërthamore. Askush nuk mund ta fitojë atë. Ndërsa ndërmarrim veprime, jemi gjithmonë të ndërgjegjshëm për t’u siguruar që kemi ekuilibrin e duhur dhe se po marrim qasjen e duhur,” tha Austin, transmeton Sky News.

Lexo edhe

Video