Auditori gjen parregullsi në KQZ: Shpalosje jo e saktë e llogarive të arkëtueshme

Auditori gjen parregullsi në KQZ: Shpalosje jo e saktë e llogarive të arkëtueshme

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur disa parregullsi në raportin e auditimit për vitin 2022 në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

ZKA ka evidentuar si të gjetura shpalosjen jo të saktë të llogarive të arkëtueshme dhe dobësi në mënaxhimin e pasurisë në KQZ.  

KQZ në Pasqyrat Financiare Vjetore (PFV) e vitit 2022 ka shpalosur llogari të arkëtueshme në vlerë prej 29.342 euro.


Kjo vlerë përbëhet nga gjobat e shqiptuara subjekteve politike për shkak të vonesave në dorëzimin e raporteve vjetore, raporteve të fushatave zgjedhore si dhe azhurnimeve të këtyre raporteve.

“Gjatë auditimit kemi vërejtur që llogaria e arkëtueshme e prezantuar në Pasqyrat Vjetore Financiare (PVF) ishte nënvlerësuar për 1,335.80. Në PVF vlera e paraqitur e llogarisë së arkëtueshme ishte 29,342, ndërsa në regjistrin e llogarive të arkëtueshme ishte 30,677.80 euro”, thuhet në raportin e ZKA-së.

ZKA ka rekomanduar kryetarin e KQZ-së se duhet të sigurojë se llogaritë e arkëtueshme janë të evidentuara saktë dhe me kohë, në mënyrë që në kohën e përgatitjes së PVF-ve për vitin 2023 vlera e tyre të shpaloset saktë.

Lexo edhe

Video