Audi ka ringjallur projektin e papërfunduar Auto Union Type 52 që do të ishte padyshim makina më e shpejtë në planet nëse do të prodhohej në vitet e tridhjeta të shekullit të kaluar.
Kompania ka sjellë projektin në Festivalin e Shpejtësisë në Goodwood.
Fatkeqësisht, në agimin e Luftës së Dytë Botërore, projekti u braktis diku në vitin 1935 dhe u la në një sirtar, ku qëndroi deri vitin e kaluar.
Audi fillimisht punësoi kompaninë e specializuar Crosthwaite and Gardner për të ndërtuar karrocerinë dhe më pas të gjithë komponentët mekanikë bazuar në projektin e disponuar. Puna zgjati një vit të plotë, dhe makina është pothuajse identike me origjinalin 70 vjet më parë.
Ajo duket si një McLaren - hapësira për tre njerëz dhe shoferi në mes. Në të njëjtën kohë, kjo makinë nuk është e vogël - ka gjatësi 5,3 metra, gjerësi 1,7 dhe lartësi 1,6 metra. Pesha totale e makinës është 1.450 kg.