Kapitenia 19-vjeçare ekipit japonez të gjimnastikës artistike të femrave është tërhequr nga skuadra për Lojërat e Parisit pasi ka shkelur kodin e sjelljes së ekipit duke pirë duhan.
Zyrtarët e Shoqatës Japoneze të Gjimnastikës thanë se Shoko Miyata mbërriti në Japoni të enjten pasi u largua nga kampi stërvitor i ekipit në Monako për hetim, i cili konfirmoi shkeljen duke përfshirë pirjen e alkoolit.
“Ne kërkojmë falje nga thellësia e zemrave tona për këtë”, tha presidenti i JGA Tadashi Fujita, duke u përkulur thellë së bashku me zyrtarë të tjerë, përfshirë trajnerin personal të Miyata, Mutsumi Harada.
Shpresat kishin qenë të mëdha për ekipin japonez të gjimnastikës për femra, i cili po kërkonte të fitonte një medalje ekipore në Lojërat e Parisit për herë të parë që nga Lojërat Olimpike të Tokios 1964.
Trajneri Harada tha se ndërsa sjellja e Miyata kishte qenë e pamatur, ajo kishte qenë nën presion ekstrem për të performuar në nivelin më të lartë.