Atletico triumfon ndaj Realit, blindon pozitën e katërt

Atletico triumfon ndaj Realit, blindon pozitën e katërt

Atletico Madridi ka siguruar tre pikë të reja dhe shumë të rëndësishme në luftën për të siguruar vendin e katërt, pozitë kjo e cila garanton pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.


Me vetëm një gol të shënuar, tre pikë shkuan për skuadrën e Diego Simeones me golin e vetëm të realizuar nga Yann Carrasco në minutën e 40’ të ndeshjes, transmeton KosovaPress.

Kjo fitore ishte jetike për Atleticon që tashmë ka gjashtë pikë më shumë se Real Betisi i vendit të pestë dhe është më e qetë kur kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në fund të La Ligas.

Lexo edhe

Video