Atletico Madridi gjen zëvendësimin e Trippier

Atletico Madridi gjen zëvendësimin e Trippier

Kampioni spanjoll Atletico Madrid është duke synuar që të transferojë mbrojtësin e Arsenalit Cedric Soares, raporton “Talk Sport”.

Gjigandi spanjoll është në kërkim të një mbrojtësi anësorë që prej largimit të Kieran Trippier drejt Newcastle United, dhe e shohin Soares si zëvendësim ideal të mbrojtësit anglez, përcjell KosovaPress.


Raportohet se Atletico do t’i ofrojë Arsenalit një marrëveshje huazimi me opsionin për ta blerë në fund të këtij sezoni mbrojtësin Soares.

Që prej largimit nga skuadra e Southampton,  Soares ka arritur të bëjë 36 paraqitje për Arsenalin, duke regjistruar një gol dhe katër asistime mbi emrin e tij.

Lexo edhe

Video