Atletico Madridi apo Bilbao, Reali e mëson sonte rivalin e finales së Superkupës

Atletico Madridi apo Bilbao, Reali e mëson sonte rivalin e finales së Superkupës

Real Madridi do ta mësojë sonte rivalin e finales në Superkupën e Spanjës që do të dal nga ballafaqimi ndërmjet Atletico Madridit dhe Athletic Bilbaos.

Ashtu si ajo Barcelona-Real Madrid, edhe ndeshja Atletico Madrid-Athletic Bilbao do të zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite, përkatësisht “King Fahd International Stadium” me fillim nga ora 20:00, transmeton KosovaPress.

Diego SImeone nuk i ka shërbimet e Griezmann dhe Savic për këtë ndeshje, ndërsa nga radhët e Bilbaos mungojnë Nunez dhe Venceder.


Këto janë formacionet e mundshme të kësaj ndeshje:

Atletico Madrid: Oblak; Llorente, Gimenez, Hermoso, Lodi; Lemar, De Paul, Koke, Carrasco; Correa, Suarez

Athletic Bilbao: Simon; De Marcos, Alvarez, Martinez, Balenziaga; Berenguer, Zarraga, D. Garcia, Muniain; R. Garcia, I. Williams

Lexo edhe

Video