Atletico Madrid transferon Dembelen

Atletico Madrid transferon Dembelen

Gjiganti spanjoll Atletico Madrid ka kompletuar transferimin e sulmuesit Moussa Dembele, konfirmon vetë klubi madrilen përmes një komunikate zyrtare në rrjetin social Facebook.


Dembele kalon tek Atletico në formë huazimi për gjysmë sezonin e mbetur, me të drejtë blerjeje pasi përfundimit të edicionit 2020/21, përcjell KosovaPress.

Ai do të jetë si zëvendësim i sulmuesit Diego Costa, i cili shkëputi kontratën me klubin madrilen këtë janar, dhe tani është si futbollist i lirë dhe mund të transferohet drejt Kinës ose Amerikës, por spekulohet se favorizon një rikthim të mundshëm në Premier Ligë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: