Atletico Madrid-Athletic Bilbao derbi i javës në Spanjë

Atletico Madrid-Athletic Bilbao derbi i javës në Spanjë

La Liga spanjolle do të vazhdojë sot me ndeshjet në kuadër të xhiros së pestë të sezonit të ri, ku përballja më interesante do të jetë ajo mes Atletico Madridit dhe Athletic Bilbaos.

Në xhiron e fundit, kampioni i La Ligas Atletico Madridi regjistroi fitore kundër Espanyol me rezultat 2:1, kurse Athletic Bilbao rikthehet nga fitorja 2:0 kundër Mallorcas, përcjell KosovaPress.

Pas katër xhirosh, tabelën e kryeson gjigandi Real Madrid me 10 pikë, aq sa kanë edhe Valencia e Atletico Madridi në pozitat dy dhe tre.

Kurse, në vend të fundit në tabelë pozicionohet skuadra e Alaves me asnjë pikë të arkëtuar, njëjtë sikurse edhe Getafe që zë vendin e 19.


Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në La Ligan spanjolle e gjeni më poshtë

14:00 Rayo Vallecano – Getafe (Stadiumi Campo de Futbol de Vallecas)

16:15 Atletico Madrid – Athletic Bilbao (Stadiumi Wanda Metropolitano)

18:30 Elche – Levante (Stadiumi Manuel Martínez Valero)

21:00 Alaves – Osasuna (Stadiumi Mendizorrotza)

Lexo edhe

Video