Atleti Musa Hajdari zë vendin e 43 në vrapim, nuk arrin të prek gjysmëfinalen

Atleti Musa Hajdari zë vendin e 43 në vrapim, nuk arrin të prek gjysmëfinalen

Tanimë, më shumë se gjysma e ekipit olimpik të Kosovës kanë përfunduar garat në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Garën në këtë olimpiadë e përfundoi sot edhe atleti Musa Hajdari.

Ai në kuadër të sportit të vrapimit garoi sot në “Tokio 2020” në disiplinën e 800 metrave, ku edhe nuk arriti të prek gjysmëfinalen, përcjell KosovaPress.


Atleti nga Kosova regjistroi kohën prej 1:48.96 minuta, kohë kjo që e rendit në pozitën 43 nga 48 garues sa ishin, dhe duke mos e lejuar që të kualifikohet në gjysmëfinale.

Kjo ishte pjesëmarrja e dytë e Hajdarit në Lojërat Olimpike, pas debutimit të tij në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Të pranishëm për ta përkrahur Musa Hajdarin në stadiumin Olimpik të Tokios ishin edhe drejtuesit e KOK-ut, në krye presidentin Ismet Krasniqi dhe kryetarin e Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani.

Lexo edhe

Video