ATK nga balanca kreditore e TVSH, mbulon borxhet e tatimpaguesit

ATK nga balanca kreditore e TVSH, mbulon borxhet e tatimpaguesit

Administrata Tatimore e Kosovës njofton tatimpaguesit se duke filluar nga data 21 qershor 2022 do të iniciojë procedurat e verifikimit të kreditimit në TVSH për të gjithë tatimpaguesit të cilët janë në balancë kreditore të TVSH dhe në anën tjetër kanë borxhe të papaguara në ATK.

Në njoftim thuhet se ATK do të iniciojë procedurat e verifikimit të kreditimit në TVSH dhe me kreditimin e vlefshëm të TVSH do të mbulojë borxhet e papaguara të tatimpaguesit, i cili është në balancë kreditore të TVSH dhe në anën tjetër ka borxhe në ATK.


Bazuar në nenin 30 të Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat, si dhe nenin 41 të udhëzimit administrativ, ATK ka të drejtë që të iniciojë procedurën e rimbursimit të TVSH-së për tatimpaguesit që janë në balancë kreditore mbi tre muaj radhazi dhe shuma e kreditimit është mbi 3.000 euro dhe i njëjti tatimpagues ka borxhe tatimore prej më shumë se 5.000 euro.

ATK, pasi të konstatojë saktësinë e balancës kreditore në deklaratën e TVSH-së, me mjetet e tilla do të mbulon borxhin tatimor të tatimpaguesit dhe pjesën e mbetur (nëse mbetet) do ta rimbursojë në llogarinë bankare të tatimpaguesit.

Pas zbatimit të procedurës së lartshënuar, tatimpaguesi do të njoftohet në formë zyrtare lidhur me bartjen e balancës kreditore në borxhet tatimore, cilat lloje të tatimeve/kontributeve janë mbuluar, periudhën tatimore, si dhe për pjesën e rimbursimit eventual që do të transferohet në llogari bankare të tatimpaguesit.

Lexo edhe

Video