ATK me trend pozitiv të të hyrave edhe në muajin maj

ATK me trend pozitiv të të hyrave edhe në muajin maj

Institucioni i ATK-së ka vazhduar me trendin e mbledhjes së të hyrave duke tejkaluar pritshmërit edhe të muajit maj. Krahas planit për periudhën janar-maj 2022, janë mbledhur 35.6 milionë euro apo 12.8% më shumë se projeksioni.


ATK nëpërmejt një komunikate, këtë ritëm të inkasimit sigurisht e ka mundësuar përkushtimi maksimal i menaxhmentit dhe stafit të ATK-së, duke realizuar shume aktivitete, të cilat kanë përmirësuar performancen e ATK së, duke u nisur nga inkasimi dhe trajtimi i borxheve, avancimi i vazhdueshëm i shërbimeve ndaj tatimpaguesve dhe qytetareve, si dhe intensifikimi i bashkëpunimeve me institucionet e vendit.

“Të gjitha këto aktivitete përveç tejkalimit, kanë dhënë rezultat edhe nëse krahasojmë më periudhën e njëjtë 2021, ku kemi rritje  për 70.2 milionë euro  apo 28.9%, ku totali i inkasimit arrin vlerën e 312.7 milionë euro. ATK po ashtu falënderon të gjithë tatimpaguesit që me vet-deklarim kanë arritur që të kemi një përqindje të konsiderueshme të përmbushjes vullnetare”, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe

Video