ATK inkason 36.2% më shumë borxhe tatimore se në tremujorin e parë të vitit 2020

ATK inkason 36.2% më shumë borxhe tatimore se në tremujorin e parë të vitit 2020

Performanca e ATK-së në mbledhjen dhe trajtimin e borxheve tatimore për tremujorin e parë të këtij viti është në nivel të kënaqshëm, pasi në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020 inkasimi është më i madh për 36.2 % apo  6.3 milionë euro, ndërsa totali i borxhit të inkasuar për janar-mars 2021 është 23.8 milionë euro.

Përmes një njoftimi për media nga ATK thuhet se trajtimi dhe mbledhja e borxheve tatimore të krijuara nga tatimpaguesit është njëri ndër prioritetet kryesore të Administratës Tatimore të Kosovës.


Ministria e Drejtësisë në të njëjtën kohë ka zbatuar të gjitha procedurat, të cilat parasheh Legjislacioni Tatimor në fuqi, ku sipas procedurave të konfiskimit gjatë këtij tremujori janë kryer konfiskime tek disa subjekte biznesore, si rezultat janë inkasuar borxhe në vlerë prej 127 mije euro.

ATK falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët duke paguar obligimet e tyre tatimore kontribuojnë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: