ATK: Aktiviteti i hotelerisë dhe gastronomisë në monitorim specifik

ATK: Aktiviteti i hotelerisë dhe gastronomisë në monitorim specifik

Administrata Tatimore e Kosovës u ka bërë sot thirrje tatimpaguesve të çfarëdo aktiviteti ekonomik që zhvillojnë që t’i kryejmë përgjegjësitë e kërkuar tatimore që kalkulohen sipas legjislacionit tatimor, me qëllimin e vetëm që mos të jenë pre e ndëshkimeve tatimore.


ATK thekson se industria e Akomodimit dhe Shërbimit Ushqimor (gastronomi/hoteleri), bazuar në të dhënat e përmbushjes gjatë vitit 2021, renditet si njëra ndër industritë me nivel të lartë të mos-përmbushjes së detyrimeve tatimore, andaj edhe është pjesë e planeve specifike të përmbushjes për grupet e identifikuara me rreziqe të larta për vitin 2021.

Ndër problemet më specifike, të dala nga sistemet dhe modulet e ndërtuara përbrenda ATK-së, të cilat kanë kontribuar në këtë përzgjedhje të trajtimit të kësaj industrie janë pagesa përgjithësisht të ulëta, me një kontribut të vogël në të hyra, pavarësisht numrit të madh të tyre; mos-deklarimi i punëtorëve dhe pagesa cash e tyre, mos-deklarimi apo nën-deklarimi i ahengjeve dhe mos-mbajtja e evidencave lidhur me këngëtarët gjatë mbrëmjeve muzikore, mos-lëshimi i kuponëve fiskal, pagesat po ashtu në Cash të realizuara në mes të  konsumatorëve dhe bizneseve gjatë organizimit të ahengjeve të ndryshme, si dhe mos mbajtja e tatimit në qira apo nën-deklarimi i saj, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe

Video