ATK: 88.5 milionë euro më shumë të hyra

ATK: 88.5 milionë euro më shumë të hyra

Trendi i mirë i inkasimit të të hyrave në ATK, ka vazhduar ta karakterizojë edhe muajin gusht, i cili ka shkuar përtej planifikimeve të bëra kështu duke u realizuar 33.4 milionë euro më shumë se plani ose 7.4%. Kështu thuhet mes tjerash në një njoftim të ATK-së.


Përderisa kjo performancë ngrit të hyrat e përgjithshme në 487.2 milionë euro, që nëse ngrehim paralele krahasimi me periudhën e njëjtë të vitin të kaluar, shohim se kemi rritje për 88.5 milionë euro apo 22.2%.

ATK ka njoftuar se do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në përmbushjen e mandatit të saj kryesor për mbushjen e arkës së shtetit nga inkasimi i tatimeve të bizneseve.

Lexo edhe

Video