Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Athletic Bilbao siguron fitore në minutat shtesë

Athletic Bilbao siguron fitore në minutat shtesë

Në xhiron 26 të kampionatit spanjoll në futboll, Athletic Bilbao mposhti sonte ekipin e Granadës me rezultat 2:1, duke shënuar golin e fitores në minutat e kompensuar nga gjyqtari i ndeshjes.

Nikoqiri kaloi në epërsi në minutën e tretë me golin e Asier Villalibre, dhe në minutën e 71-të mund të ishte 2:0, por Raul Garcia humbi penalltinë. Jorge Molina barazoi në minutën e 78-të, dhe kur tashmë dukej se loja do të përfundonte pa një fitues, Alex Berenguer shënoi për 2:1 në minutat shtesë.


Në ndeshjen tjetër, Celta Vigo mposhti Huesca me rezultatin 4:3. Ishte një lojë “e çmendur” me shtatë gola dhe një seri ndryshimesh. Mysafirët kaluan në epërsi 1:0, pastaj Huesca ktheu rezultatin në favor të saj 2:1. Celta u rikthye me dy gola në 3:2, por vendësit barazuan më pas në 3:3. Celta shënoi serish për epilogun 3:4.

Santi Mina (5’), Nolito (37’), Hugo Mallo (52’) dhe Fran Beltran (76’) shënuan për Celta, dhe për ekipin vendas Siovas (14’) dhe Rafa Mir (16’), David Ferreiro (74’).

Atletico Madrid kryeson me 59 pikë, Barcelona 56, Real Madrid 54 pikë. Athletic Bilbao renditet e teta me 33 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar. Celta renditet e nënta me 33, ndërsa Huesca në pozitën e fundit të tabelës me 20 pikë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: