Atdheu – Shqipëria në rrezik nga prostitutat

Atdheu – Shqipëria në rrezik nga prostitutat

Parrulla me të cilën opozita në Shqipëri ka vendosur të fillojë “Luftën” e saj ndaj pushtetit për pushtetin “ Shqipëria në rrezik”, më kujtoi atë thirjen e famshme në 1999 që Fondi “Vendlindja thërret” e përdorte për të nxitur shqiptarët anë e mbanë botës për të kontribuar financiarisht për luftën dhe UҪK-në, fond për të cilin ata që e mblodhën kurrë nuk dhanë llogari sa mblodhën e sa u mbetën e ku i çuan. Por kjo është një temë më vete.

Parrulla e këtij fondi ishte “Atdheu në rrezik”, totalisht e ngjashme me parrullën e opozitës.

Dhe vërtet Atdheu-Shqipëria është në rrezik.

Në Kosovë Shqipëria po vihet në rrezik nga kapriçoja e një kryeministri i cili ka vendosur të djegë jorganin për një plesht. Edhe pse aleati ynë i vetëm në këto kohë të vështira që prej 1999 i kërkon që të mos e djegë këtë jorganin, por ta shtyjë për nja 10 muaj.

Por kryeministri i Kosovës ka vendosur të dëgjojë vetëm veten e tij dhe ndoshta edhe ndonjë “të mënçur” që e këshillon të veprojë në këtë mënyrë.

I gjithë ky veprim i tijë do e çojë kosovën drejt kantonizimit (Bosnjakizimit) të saj, pasi largimi i sërbëve nga të gjitha institucionet e Kosovës i ngjan largimit të shqiptarëve në Kosovë nga institucionet e Sërbisë në fillim të viteve 90.

Ka edhe zëra që thonë se poqese Kryeministri dëgjon aleatin, do bëhet ajo që do Vuçiçi, pra nuk do implementohen targat.

Po çuditërisht nuk ja bëjnë pyetjen vetes se më mirë të kundërshtojmë aleatin e vetëm që kemi apo të pranojmë kërkesën e tij?

Dhe në këtë trajektore i ndajnë shqiptarët në ata që duan Kryeministrin e ata që nuk e duan atë.

Por ama nuk marrin fare në konsideratë se t’i ndash shqiptarët në këtë mënyrë, në të atij e në të këtij është një filozofi antikombëtare, pasi shqiptarët jo vetëm që nuk kanë asnjë obligim që të duan ose jo kryeministrat të cilëve ju kanë dhënë besimin politik me anë të votës, por shqiptarët kanë vetëm një obligim, të duan atdheun.

Dhe nuk ka dilemë më të madhe për shqiptarët andej e këndej, kur Kryeministri përtej Drinit na thoshte para disa muajsh “ Kur Amerika të kërkon të kërcesh, ne nuk pyesin si, por sa”, e tashti që kjo Amerika po e kërkon këtë gjë, ne e refuzojmë.

Do të isha dakort me vendimin e Kryeminstrit në rast se do të bëhej llaf për një kërkesë e cila do të sillte një vendimmarrje përfundimtare prej të cilës do të dëmtohej totalisht Kosova, por kjo kërkesë është thjesht e përkohëshme, për vetëm 10 muaj dhe nuk sjell asnjë dëmtim permanent për Kosovën.

Edhe pse nuk arrij të kuptoj sesi targat për sërbet e Kosovës qënkan kaq të rëndësishme për qeverin dhe Kosovën, kur këta sërbë hynë e dalin nga kjo Kosovë me dokumente identifikimi (Kartë identiteti) të lëshuara nga Ministria e Brëndëshme e Sërbisë dhe jo me ID të Kosovës!!!!

Por Atdheu-Shqipëria nuk është në rrezik vetëm në Kosovë, por ajo po rrezikon akoma më shumë këtu në këtë shtetin tonë të marrë peng nga të shiturit.

Ka mëse dy javë që autoritetet Greke kanë nisur kërkimet për naftë e gaz në detin Jon, në atë pjesën e kontestuar të detit për të cilën grekët kërkojnë që të shkojmë në gjykatën ndërkombëtare sëbashku.

Dhe që kur kanë filluar ky cënim i sovranitetit të vëndit, Kryeminstri ynë, Marshall Rama është i shqetësuar vetëm për të jetësuar ëndrrën e Titos, për të krijuar një Konfederatë Ballkanike, por tashmë nën emrin “Ballkani i Hapur”.


Ai nuk është shqetësuar aspak për këtë veprim të grekëve.

Dhe duket qartësisht që kjo është në marrëveshje me grekët.

Por nuk mjafton vetëm ky dëm për Shqipërinë, por Marshall Rama e kaloi edhe në kuvend vendimin për të prishur portin e vetëm më të madh tregëtar të gjith trojeve Shqiptare dhe për ta bërë atë thjesht një resort.

Duke çuar kështu drejt shaktërrimit gjithë tregëtinë në Shqipëri e Kosovë, pasi me prishjen e portit të Durrësit, tashmë të gjitha mallrat në drejtim të Shqipërisë e Kosovës do të duhet të vinë ose nga portet Greke ose nga ato të Malit të Zi, duke e rritur në mënyrë drastike koston e çdo malli dhe duke cënuar mirëqënien e cdo familje shqiptare andej e këndej Drini.

Por Atdheu-Shqipëria nuk është në rrezik vetëm nga megallomanët, por edhe nga opozita.

E cila nuk u shqetëaua aspak për kërkimet greke në ujrat tona.

Në asnjë ditë të këtyre dy javëve opozita nuk u dëgjua të fliste për këtë problem, as ta ngrinte atë jo vetëm në konferenca për shtyp, por as edhe në parlament, qoftë edhe një herë të vetme.

Në asnjë moment nuk e morrën mundimin që të thërresin një interpelancë për këtë çështje me ministrant e Mbrojtjes, Rendit, Ekonomisë e Infrastrukturës, por as edhe vet Kryeministrin nuk e thirrën për këtë punë.

Opozita u shqetësua vetëm për të organizuar një protest për inat të ambasadorëve, e jo për të rrëzuar Marshall Ramën.

Kjo pasi në atë protest nuk dolën me asnjë lloj deklarate, me asnjë lloj kërkese, me asnje lloj ultimatumi.

Thjesht një protest për të treguar se Berisha e Meta kanë mbështetës akoma në këtë vend, por askush nuk po flet për kërkimet greke në ujrat tona.

Të jenë vallë të gjithë në valle kur vjen puna te Greqia?!!

E pra, për mua Shqipëria vërtet është në rrezik nga të gjithë këto prostituat politike të cilët po e përdorin sërish Atdheun si monedhë për të blerë pushtetin e tyre.

Stalini thoshte “ Prostituat politike, nuk kanë parime politike, por vetëm përfitime politike”.

Siduket ky Atdheu ynë është tejmbushur me prostituta të tilla.

Që Atdheu të shpëtojë duhen eleminuar prostitutat, në gjith kuptimin e fjalës.

Lexo edhe

Video