Atalanta – Liverpool, a do të ketë vend sonte për Shaqirin?

Atalanta – Liverpool, a do të ketë vend sonte për Shaqirin?

Liverpooli do të jetë sonte mysafir i skuadrës simpatike nga Serie-A, Atalantas, me të cilën do të ballafaqohet në ndeshjen e vlefshme për rrethin e tretë te fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, raporton KosovaPress.

Të dy skuadrat po luftojnë për vendin e parë në grupin D, derisa momentalisht grupin e kryeson Liverpooli me gjashtë pikë të mbledhura, derisa Atalanta i ka katër pikë.

Ndeshja zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00, por trajneri i “The Reds” duket se nuk do të startoj me Shaqirin nga minuta e parë edhepse ky i fundit pati paraqitje fantastike në ndeshjet e fundit.


Këto janë formacionet e mundshme:

Atalanta (3-4-2-1): Sportiello; Toloi, Djimsiti, Romero; Hateboer, Pasalic, Freuler, Mojica; Ilicic, Gomez; Zapata

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Ëilliams, Gomez, Robertson; Milner, Henderson, Ëijnaldum; Jota, Salah, Mane

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.