Atalanta-Lazio, formacionet zyrtare

Atalanta-Lazio, formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 15:00 do të fillojë derbi i Serie A mes Atalantas e Lazios, e vlefshme kjo për xhiron e 11 të sezonit të ri 2021/22.

Në ndeshjen e fundit të dy skuadrat regjistruan fitore, ku Atalanta e mposhti Sampdorian me rezultat 3:1, kurse Lazio shënoi fitore minimale 1:0 kundër Fiorentinas, përcjell KosovaPress.

Atalantan dhe Lazion i ndanë një vend dhe një pikë në tabelë, ku pas 10 xhirove të zhvilluara, Atalanta zë vendin e pestë me 18 pikë, kurse Lazio në vendin e gjashtë me 17 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku tek Atalanta nuk do të paraqiten Djimsiti, Gosens, Hateboer, Palomino dhe Pessina, kurse te Lazio do të mungojnë Adekanye dhe Zaccagni.


Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Atalanta (3-4-2-1): Musso; De Roon, Demiral, Lovato; Zappacosta, Koopmeiners, Freuler, Maehle; Pasalic, Ilicic; Zapata

Lazio (4-3-3): Reina; Hysaj, Ramos, Acerbi, Marusic; Milinkovic-Savic, Cataldi, Luis Alberto; Pedro, Immobile, Anderson

15:00 Atalanta – Lazio (Stadiumi Gewiss)

Lexo edhe

Video