Atalanta dhe Juventusi ndajnë pikët në “Bergamo”

Atalanta dhe Juventusi ndajnë pikët në “Bergamo”

Juventusi është ndalur me barazim nga Atalanta me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 25-të të Serie-A.

Në një ndeshje që nuk ofroi shumë lojë të bukur, por me shumë kujdes nga të skuadrat, të dy golat erdhën në 15 minutat e fundit të ndeshjes, transmeton KosovaPress.


Ishte Atalanta që kaloi në epërsi në minutën e 76′ me golin e Malinovskyt, por një pikë për Juventusin e siguroi Danilo me golin e tij në minutën e 92-të.

Pas 25 ndeshjeve, Juventusi renditet në vendin e katërt me 46 pikë, kurse Atalanta një pozitë më poshtë me 44 pikë.

Lexo edhe

Video