Aston Villa mposht si mysafire Manchester United

Aston Villa mposht si mysafire Manchester United

Ka përfunduar ndeshja mes Manchester United dhe Aston Villas, ku pas 90’ minutave, lojë skuadra mysafire ka shënuar fitore në “Old Trafford”.

Skuadra e Aston Villas e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 gjigandin Manchester United, me ndihmën e golit të mbrojtësit Kortney Hause, përcjell KosovaPress.

Përmes një asistimi Douglas Luiz, House shënon në minutat e fundit të ndeshjes, respektivisht në minutën e 88’ për t’ia dhuruar epërsinë, e më pas edhe fitoren skuadrës së Aston Villas.


Me tre pikët e reja, Aston Villa pozicionohet në vendin e shtatë në tabelë me gjithsej 10 pikë, aq sa ka edhe skuadra e Evertonit në vendin e gjashtë.

Në anën tjetër, Manchester United zë vendin e katërt në tabelë, në kuotën e 13 pikëve, aq sa ka edhe Chelsea, Manchester City dhe Liverpooli, por ky i fundit me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Aston Villas.

Lexo edhe

Video