Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin “Goodison Park”, ku skuadra mysafire hyn drejt zhveshtores me epërsi minimale.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, Aston Villa gjen vetën në epërsi prej 1:0 në ndeshjen kundër Evertonit, përmes golit të shënuar nga Emiliano Buendia, përcjell KosovaPress.
Pas një harkimi nga këndorja të Lucas Digne, Buendia kërcen më së larti në mbrojtjen e Evertonit, duke shënuar një gol të bukur me kokë në minutën e 45’+3 shtesë të ndeshjes.
Rezultati pas pjesës së parë është 1:0 në favor të Aston Villas.
Golin e Buendias e gjeni më poshtë.