Në ndeshjen e parë të programit të sotëm të xhiros së 21-të të Premier Ligës angleze në futboll, Everton dhe Aston Villa luajtën 0:0 në “Goodison Park”.
Kështu Aston Villa mbeti e treta në renditje me 43 pikë, po aq sa Arsenali i dytë, ndërsa Liverpooli është lider me 45 pikë. Nga ana tjetër, Evertoni mbeti i 17-ti me 17 pikë, një më shumë se i 18-ti Luton Town.
Aston Villa shënoi në minutën e 18-të, por goli i Alex Moreno u anulua pas një ndërhyrjeje të VAR-it për shkak të pozitës jashtë loje.
Rastin tjetër të madh në ndeshje e pati Leon Bailey në minutën e 28-të, por portieri i Evertonit, Jordan Pickford, me një ndërhyrje të shkëlqyer e shpëtoi goditjen e tij.
Aston Villa humbi kështu shansin për të barazuar me Liverpoolin në krye të tabelës me një lojë më pak.