Asociacioni konsiderohet barrë e rëndë për Kurtin, paralajmërohen zgjedhje të parakohshme
Lexohet për: 2 min.
Zgjedhjet 2019 Qyteti dhe Votimet (7)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Zgjedhje të parakohshme në Kosovë po paralajmërojnë analistët politik për shkak të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tyre, themelimi ose refuzimi i Asociacionit është barrë e rëndë për kryeministrin, Albin Kurti, andaj në fillim të vitit 2024, mund të priten zgjedhje të parakohshme në vend.

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, thotë për KosovaPress, se Asociacioni pritet të bëhet shkas që vitin e ardhshëm të ketë zgjedhje të reja në Kosovë.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti është në një pozitë tejet të palakmueshme për cilindo veprim që e merr për Asociacionit.

Ai thekson se mosthemelimi i Asociacionit ka alternativë vetëm izolimin e Kosovës, prandaj në bazë të rrethanave të reja duhet të ketë një rilegjitimim politik në vend.

Në anën tjetër, edhe njohësi i rrethanave politike, Dritëro Arifi i sheh të mundshme zgjedhjet e reja në Kosovë.

Ai thotë për KosovaPress, se Kurti e ka delegjitimuar vetveten me pranimin e Asociacionin dhe me themelimin e tij në praktik duhet t’i drejtohet sovranit për legjitimet të ri. 

Kurti së fundmi ka ofruar mundësinë që vitin e ardhshëm të shkruajë një draft modern evropian të statutit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe.

Duke iu përgjigjur të dërguarit special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili gjatë kësaj jave deklaroi se draft-statuti i Asociacionit është çështje e brendshme e Kosovës, Kurti ka thënë se ai mund ta shkruajë një draft-statut në bashkëpunim me ministrat Nenad Rashiq dhe Elbert Krasniqi.

Kurti në tetor të këtij viti ka pranuar planin nga euro-amerikanët për zbatimin e marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi si dhe draft-statutin e Asociacionit, por ka kërkuar nënshkrimin e tyre si garanci për zbatim.

Qeveria Kurti është zgjedhur në Kuvend më mars të vitit 2021, derisa ka mandat deri në mars të vitit 2025./E.Zeqiri/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024