Asociacioni i Agjencive Ballkanike të Lajmeve është regjistruar në Regjistrin Tregtar të Bullgarisë

Asociacioni i Agjencive Ballkanike të Lajmeve është regjistruar në Regjistrin Tregtar të Bullgarisë

Asociacioni i Agjencive Ballkanike të Lajmeve dhe të Evropës Juglindore (ABNA-SE), është regjistruar në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Personave Juridik Jofitimprurës të Bullgarisë, më 6 tetor 2022, si një asociacion jofitimprurës e caktuar për ushtrimin e veprimtarive për përfitim privat.

Selia e ABNA-s është në Sofje dhe adresa e saj e regjistruar është zyra qendrore e BTA-së, në bulevardin 49 Tsarigradsko Chaussee.

Asociacioni përfaqësohet veçmas nga presidenti i saj, Aimilios Perdikaris (drejtor i përgjithshëm i agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA) dhe sekretari i përgjithshëm i saj Kiril Valçev (drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Bullgare të Lajmeve – BTA).

Bordi menaxhues i ABNA-së është i regjistruar si i përbërë nga Aimilios Perdikaris, Skënder Krasniqi (Agjencia e Lajmeve KosovaPress) dhe Serdar Karagoz (Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Anadolu të Turqisë).


Në Asamblenë e Përgjithshme të 30-të të ABNA-SE në Burgas (në Detin e Zi), të mbajtur më 19 shtator, Bullgaria u zgjodh si nikoqire e Asociacionit, dhe Valçev u zgjodh sekretar i përgjithshëm për një mandat tre vjeçar. Rezoluta u miratua unanimisht nga përfaqësues të agjencive të lajmeve nga 11 vende.

Forumi miratoi gjithashtu një statut të ABNA-s, i cili ndjek parimet e parashikuara në statutin e Aleancës  Evropiane të Agjencive të Lajmeve (EANA). Asambleja e 31-të e përgjithshme do të zhvillohet në Selanik të Greqisë në pranverën e vitit 2023, dhe Turqia do ta organizojë atë në vitin 2024.

Ideja për të krijuar një asociacion të agjencive të lajmeve ballkanike lindi në një takim të përfaqësuesve të tyre në Sofje në shtator të vitit 1994. Asambleja e parë e Përgjithshme themeluese e ABNA-s u mbajt në Selanik në qershor të viti 1995. Ky organizim ka për qëllim të lehtësojë ndjekjen e bashkëpunimit ndërmjet lajmeve agjencive në rajon, dhe të kontribuojë në krijimin e një klime paqeje, miqësie dhe bashkëpunimi në Ballkan.

Gjatë viteve, puna e ABNA-SE ka përfshirë ATSH të Shqipërisë, FENA të Bosnjës, SRNA të Republikës Srpska, BTA të Bullgarisë, ANA-MPA të Greqisë, CNA të Qipros, KosovaPress të Kosovës, MPB-në e Maqedonisë së Veriut, Agerpress të Rumanisë, TANJUG të Serbisë, Anadolu Agency të Turqisë, dhe HINA të Kroacisë./BTA/

Lexo edhe

Video