Asnjë tifoz në tribuna, derbi Galatasaray-Fenerbahce ndërpritet shkaku i flakadanit në fushë

Asnjë tifoz në tribuna, derbi Galatasaray-Fenerbahce ndërpritet shkaku i flakadanit në fushë

Në Superligën turke sot po zhvillohet ballafaqimi i famshëm ndërmjet Galatasaray dhe Fenerbahces ku rezultati momental është i barabartë 0-0, shkruan KosovaPress

Natyrisht se atmosfera që jemi mësuar ta shohim në ballafaqimet e mëhershme mes këtyre dy klubeve me histori të madhe po mungon për shkak se nuk lejohet prania e tifozëve në tribuna për shkak të pandemisë COVID-19.


Megjithatë, sot ka pasur një episod shumë interesant pasi vetëm pas gjashtë minutave lojë, ndeshja u desh të ndërpritej për pak çaste pasi një flakadan zbarkoi në fushë dhe erdhi nga jashtë stadiumit.

Ky ishte një moment tejet interesant për të dy skuadrat, por i cili fatmirësisht nuk solli telashe serioz dhe pengesa në zhvillimin e ndeshjes.

Lexo edhe

Video

error: