Asnjë shpjegim ende: Drake tërhoqi nominimet për Grammy

Asnjë shpjegim ende: Drake tërhoqi nominimet për Grammy

Superylli kanadez i repit Drake ka tërhequr dy nominimet e tij për çmimet Grammy të këtij viti dhe Akademia e Regjistrimit, dhe shoqata e muzikantëve dhe profesionistëve të muzikës që organizon çmimet, e ka pranuar kërkesën e tij.

Reperi u nominua në kategorinë e albumit më të mirë rep për “Certified Lover Boy” dhe për performancën më të mirë rep për këngën “Way 2 Sexy”.

Deri më tani, përfaqësuesit e Drake nuk kanë dhënë asnjë shpjegim dhe votimi për arritjet më të mira muzikore do të vazhdojë me vetëm katër kandidatë, ndoshta për shkak se fletëvotimet tashmë janë dërguar për anëtarët e Akademisë.

Drake, i cili deri më tani ka fituar katër çmime Grammy, është përplasur vazhdimisht me organizatorët e çmimeve prestigjioze të muzikës. Një vit më parë, ai tha se ato duhet të zëvendësohen nga “diçka e re që do t’u transmetohet brezave që do të vijnë”.

Ai e tha këtë pasi organizatorët e çmimit nuk e nominuan reperin kanadez Weeknd në asnjë kategori për vitin 2021, pavarësisht se kishte një nga albumet më të mira dhe një nga këngët më të mira në vitin 2020.


Në të njëjtën kohë, këngëtari kërcënohet me disa padi për shkak të një koncerti rep (Astroworld Festival) të mbajtur muajin e kaluar në Teksas, ku dhjetë fansa humbën jetën në një turmë të madhe.

Në vitin 2017, ai refuzoi të dorëzonte albumin e tij të vitit 2018 “More Life” për çdo Grammy 2018 dhe zemërimi për çmimet atë vit kulmoi në vijim pasi Jay-Z nuk fitoi asnjë çmim, megjithëse ai u nominua në tetë kategori.

Në një intervistë të vitit 2017, ai ka thënë se është nominuar për çmimin në kategorinë e repit vetëm pse është me ngjyrë. “E vetmja kategori në të cilën mund të përshtatem është kategoria e repit, ndoshta sepse kam bërë rep në të kaluarën ose sepse jam me ngjyrë,” tha Drake për radion Beats 1 të Apple.

Në ndarjen e çmimeve Grammy 2019, Drake shprehu edhe një herë pakënaqësinë e tij që artistët e zinj hip-hop nuk vlerësohen gjithmonë. “Ne konkurrojmë në një sport të bazuar në këndvështrimin e dikujt, jo një sport të bazuar në fakte,” tha Drake ndërsa merrte çmimin për këngën më të mirë rap “God’s Plan”.

“Kjo është një punë që ndonjëherë varet nga një grup njerëzish, të cilët mund të mos e kuptojnë se çfarë ka për të thënë një fëmijë i racës së përzier nga Kanadaja… Dhe ju tashmë keni fituar nëse ka njerëz që i njohin këngët tuaja fjalë për fjalë, nëse ata këndojnë në vendlindjen tuaj. Ju tashmë jeni fitues … nuk keni nevojë për këtë këtu.”

Shumë artistë të tjerë kryesorë, duke përfshirë The Weeknd, Frank Ocean dhe Jay-Z, i kanë shpallur Grammy-të të parëndësishme vitet e fundit, duke theksuar mungesën e njohjes së vlerës së artistëve me ngjyrë. Ceremonia e 64-të e çmimeve Grammy është planifikuar të mbahet në Los Angeles më 31 janar.

Video

error: