Asnjë i vdekur dhe vetëm dy raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Asnjë i vdekur dhe vetëm dy raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit nga 4024 testime të kryera kanë rezultuar vetëm dy raste të reja me COVID-19, një në Shkodër dhe një në Durrës, ka bërë të ditur sot Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë.

Aktualisht janë 53 pacientë aktivë me COVID-19, ndërsa në Infektive po marrin trajtim spitalor të specializuar dy pacientë.


Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.014 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar  132.523 raste, prej tyre 130.014 janë shëruar, 53 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.456 persona.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: