Asnjë i vdekur dhe 10 raste të reja pozitive me COVID-19

Asnjë i vdekur dhe 10 raste të reja pozitive me COVID-19

10 raste pozitive me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit. Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se  nuk ka asnjë rast të vdekjes nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 134 persona.

Ndërsa që nga 13 marsi i vitit të kaluar prej se janë raportuar dy rastet e para pozitive, janë 107 mijë qytetarë të cilët janë infektuar me COVID-19.

Kurse deri më tani janë 2 mijë e 245 qytetarë që kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Njoftimi i plotë:

07 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 667 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.803 doza të vaksinës.


ℹ Nga 2.277 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 134 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.188.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 1.074.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.