Asllani: Ndaj Barçës Interi luan për fitore, por së pari mendjen te Roma

Asllani: Ndaj Barçës Interi luan për fitore, por së pari mendjen te Roma

Lëndimi i Marcelo Brozovic mund të jetë një një mundësi e mirë që Kristjan Asllani të gjejë hapësirë në formacionin e Simone Inzaghit te Interi..

Asllani luajti së fundi për Shqipërinë në ndeshjen kundër Islandës në kuadër të Ligës së Kombeve, përcjellë KosovaPress..

Ai ka thënë se është plotësisht në dispozicion të trajnerit, madje duke filluar që nga ndeshja e ardshme, ajo kundër Romës.

“Sigurisht, unë kam qenë gjithmonë në dispozicion të trajnerit dhe kështu do të jem në dispozicion edhe të shtunën. Por, le të shohim. Është për të ardhur keq që humbëm Marcelon, një lojtar themelor për ne. Por nëse vjen radha ime, unë jam gati. Do të përpiqem të jap më të mirën.”, ka thënë Asllani.


Mesfushori shqiptar foli gjithashtu edhe për nisjen e dobët të Interi në këtë sezon të Serie-A, duke thënë se Interi nuk heq dorë nga lufta për titull.

“Po, patjetër. Ne gjithmonë punojmë mirë dhe shumë gjatë javës: Jam i sigurt se rezultatet do të vijnë. Sigurisht, duhet ta besojmë, ne luajmë për këtë”.

Sa i përket dy ndeshjeve me Barcelonën në kuadër të Ligës së Kmapionëve, Asllani tha se do të luajnë ndaj tyre me qëllimin për të fituar.

“Sigurisht, do të duhet të luajmë për të fituar kundër Barçës, por do të mendojmë për ta kur të vijë java e Champions League dhe ajo ndeshje, tani e rëndësishme është Roma. Ne kemi në mendje vetëm ndeshjen e së shtunës kundër “Giallorossëve”, tha në fund Asllani.

Lexo edhe

Video