ASK: Shkalla e papunësisë në TM4 2020 në Kosovë është 27 për qind

ASK: Shkalla e papunësisë në TM4 2020 në Kosovë është 27 për qind

Shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore për tremujorin e katërt 2020 është 30.2%, ndërsa ajo e papunësisë 27%, sipas raportit më të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas rezultateve, dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune. Në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare. Në kuadër të popullsisë në moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 41.3%. 

Punësimi me i lartë është te meshkujt 44.8%, ndërsa punësimi te femrat është 15.8%.

Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 51.5% të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e ndërtimtarisë, tregtisë dhe prodhimit me 43.8%.


Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë tregtia me 15.3%, prodhimi 13.0%, ndërtimtaria 11.1% dhe arsimi me 9.9%. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.

Sa i përket të të punësuarve me kontrata, del se 44.6% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 55.4% kanë kontratë të përkohshme.

Papunësia më e theksuar është te femrat me 33.5%, krahasuar me meshkujt  24.3%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grup-moshat 15-24-vjeçare me 49.9%.

Sipas rezultateve të AFP-së, në TM4 2020, fuqia joaktive është mjaft e lartë me 58.7%, me fokus të veçantë te femrat me 76.2 %, krahasuar me meshkujt, 40.9%.

Lexo edhe

Video

error: