ASK: Qeveria për tre muaj shpenzoi 511.8 milionë euro
Lajme
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon llogaritë qeveritare për tremujorin e parë 2023, ku gjithsej të hyrat e Qeverisë ishin 675.8 milionë euro, që është një rritje e të hyrave, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, që ishin 557.6 milionë euro.

Sipas ASK-së, pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë: tatimet në produkte (63.7%) të totalit të të hyrave; tatimet rrjedhëse në të ardhura (16.7%);  transfertat e tjera aktuale (11.9%); pagesat për prodhimet jo-tregtare (3.7%); ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM1 2023 ishin 511.8 milionë euro, që është një rritje e shpenzimeve, krahasuar me periudhën e vitit paraprak (TM1 2022), që ishin 459.7 milionë euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve (34.5%); kontributet sociale dhe përfitimet (29.0%); konsumi i ndërmjetëm (12.5%); subvencionet (11.6%); ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024