ASK publikon statistikat afatshkurtra të industrisë, shënohet rritje në disa sektorë

ASK publikon statistikat afatshkurtra të industrisë, shënohet rritje në disa sektorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për tremujorin e tretë (TM3) 2021, me ç’rast bëhet e ditur se në krahasim me TM2 të këtij viti ka pasur rritje në disa sektorë.

Sipas ASK-së, në tremujorin e tretë (TM3) të këtij viti, krahasuar me tremujorin e dytë (TM2) 2021, kishte rritje në: sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) për 14.14 përqind; sektorin e industrisë përpunuese (C) për 13.28 përqind; sektorin e furnizimit me rrymë, avull dhe ajër të kondicionuar (D) për 12.56 përqind; dhe në sektorin e industrisë nxjerrëse (B) me 9.91 përqind.


Ndërsa në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020, këtë vit ASK ka evidentuar rritjen si në vijim:

“Krahasuar me TM3 2021 me periudhën e njëjtë të vitit 2020 (TM3 2020), kishte rritje në: sektorin e industrisë nxjerrëse (B) për 111.54 përqind; sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) për 72.91 përqind; sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) për 36.86 përqind; dhe në sektorin e industrisë përpunuese (C) për 3.33 përqind”.

Për më shumë informata, lidhur me Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, vizitoni: https://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/statistikat-afatshkurtra

Lexo edhe

Video