ASK: Në tremujorin e parë 2021 në Kosovë janë braktisur katër fëmijë

ASK: Në tremujorin e parë 2021 në Kosovë janë braktisur katër fëmijë

Gjatë tremujorit të parë 2021, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 26.298 familje me gjithsej 105.296 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2.405 familje.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin e saj më të ri “Statistikat e Mirëqenies  Sociale” për tremujorin e parë të këtij viti, ka bërë të ditur se nga  skema e pensioneve bazë të moshës janë 142.092 përfitues, nga skema e pensioneve kontribut-pagues të moshës janë 49.165 përfitues.


Nga skema për pensionet familjare janë 3.700 përfitues, nga skema për pensionet invalidor 81, nga skema për pensionet e Trepçës 2.272, nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës 1.187, nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës 590, nga skema e kompensimeve për personat e verbër 1.844.

Ndërsa nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 19.271 përfitues, nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik 2.697, nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës 13.487, nga skema për veteranët e luftës 38.280 dhe nga skema e viktimave civile 902.

ASK po ashtu ka bërë të ditur se gjatë tremujorit të parë të këtij viti në Kosovë janë braktisur katër fëmijë.

Lexo edhe

Video

error: