ASK: Në tremujorin e parë 2021, Kosova importoi 918.3 GWh energji elektrike

ASK: Në tremujorin e parë 2021, Kosova importoi 918.3 GWh energji elektrike

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot “Bilancin i Energjisë në Kosovë” për tremujorin e parë 2021, ku vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit ishte rreth 2.02 milionë ton, ndërsa sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale, ishte 1 655.1 GWh, dhe në hidrocentrale rreth 85.6 GWh.


Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të parë 2021, Kosova ka importuar 918.3 GWh energji elektrike, ndërsa ka eksportuar 422.6 GWh energji elektrike.

Në TM1 2021, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1 510.6 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2020), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 13.52%.

Lexo edhe

Video

error: