ASK: Mbeturinat industriale më 2021, dy përqind më shumë se në vitin 2019

ASK: Mbeturinat industriale më 2021, dy përqind më shumë se në vitin 2019

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Mbeturinave Industriale (AMI) për vitin 2020, sipas të cilës, sasia e mbeturinave industriale krahasuar me vitin 2019 ishte 2 përqind më e lartë.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se njësitë raportuese të përfshira në anketë kanë qenë bizneset me 10 e më shumë punëtorë.

“Rezultatet e AMI 2020, tregojnë se: gjithsej sasia e mbeturinave industriale të gjeneruara ka qenë 2 137 015 ton, ku krahasuar me vitin 2019 ishte 2 përqind më e lartë. Gjithsej sasia e mbeturina të ricikluara ishte 180 mijë e 22 ton. Sasia më e lartë e mbeturinave industriale të ricikluara ka qenë në sektorin B, me gjithsej 177 mijë e 626 ton, ku krahasuar me vitin 2019 (me sektorin e njëjtë ) ishte 11 përqind më e lartë”, thuhet në komunikatë.

Mbeturinat e deponuara ishin 1 milion e 918 mijë e 457 ton, ku krahasuar me vitin 2019 ishte 26 përqind më e lartë.

Gjithsej mbeturinat e përpunuara ishin 2 milionë e 137 mijë e 95 ton, ku krahasuar me vitin 2019, ishin 2 përqind më lartë.


Mbeturinat e djegura ishin 453 ton.

Të dhënat e vitit 2020 tregojnë se sasia më madhe e mbeturinave të gjeneruara sipas sektorëve të industrisë  ka qenë nga sektori D me, 1 milion e 361 mijë e 595 ton, krahasuar me vitin 2019, kur ka qenë  3.8 përqind  më e lartë.

“Anketa e mbeturinave industriale u realizua sipas NACE Rev.2. Kompanitë janë klasifikuar sipas NACE Rev.2 në sektorët e aktiviteteve vijuese: B – Xehetari dhe Gurore, C – Prodhimi, D – Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe furnizim me ajër të kondicionuar, E – Furnizim me ujë, kanalizim, menaxhim të mbeturinave dhe rregullim toke, F – Ndërtimtaria, dhe G-U – Sektorët e shërbimeve”, thuhet në komunikatë.

 Për më shumë informata lidhur me Anketën e Mbeturinave Industriale (AMI) për vitin 2020, vizitoni:

https://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/bujqesi/mbeturinat

Lexo edhe

Video