Asensio zbulon nëse do ta ndërronte Realin për Barcelonën

Asensio zbulon nëse do ta ndërronte Realin për Barcelonën

Sulmuesi i krahut, Marco Asensio, në një intervistë për “partidazocope” ka folur rreth çështjes së kontratës dhe së ardhmes së tij te gjiganti spanjoll, Real Madrid.

Gjatë kësaj vere ka pasur spekulime të shumta për të ardhmen e Asensios, i cili lidhej me një largim nga “Santiago Bernabeu”, ndërsa interesim serioz në spanjollin kishte shprehur Manchester United.

Pavarësisht interesimit, Asensio mbeti te “Galaktikët”, ku së fundmi raportohej se është i pakënaqur me minutazhën që po i jep trajneri, Carlo Ancelotti.

Tani, ylli spanjoll ka folur rreth situatës së kontratës së tij te Reali, duke thënë se shpreson që ai ta rinovojë atë.


“Kisha shanse që të largohem, po, tani të nënshkruaj një marrëveshje të re me Real Madridin nuk varet nga unë, pasi që ka faktorë të ndryshëm. Shpresoj që të ndodh kjo gjë, kam qenë gjithmonë i lumtur këtu. Spekulimet? Normale, unë mund të nënshkruaj si lojtar i lirë pas disa muajsh”, tha Asensio.

Po ashtu, Asensio u pyet nëse do të luante ndonjëherë për Barcelonën, ku tha se nuk e ka menduar këtë gjë kurrë, por e la të hapur si mundësi.

“Unë nuk e di nëse Barcelona më dëshiron mua. Ka spekulime për shumë klube, është normale. Nuk e kam menduar kurrë të ardhmen time te Barcelona, nuk e kam peshuar këtë gjë, kështu që nuk e di. Tani, unë nuk mund të përgjigjem”, tha Asensio.

Këtë sezon, Marco Asensio ka arritur të bëjë katër paraqitje në të gjitha garat duke regjistruar vetëm një gol mbi emrin e tij.

Lexo edhe

Video