Asamblisti i PDK ka renditur punët që duhet bërë tek varrezat na Hajvali

Asamblisti i PDK ka renditur punët që duhet bërë tek varrezat na Hajvali

Asamblisti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) në Komunën e Prishtinës, Arsim Selimi ka treguar planin për rregullimin e varrezave në Hajvali.

Ai ka thënë se bashkë me kandidatin për kryetar të Prishtinës nga kjo parti, Uran Ismaili do të zgjedhën shumë nga problemet me të cilat përballet kjo zonë e Prishtinës.

Postimi i plotë i Selimit:

Varrezat në Hajvali janë gati në përfundim, vetëm pjesa e nënvizuar me të kuqe ka mbetur e zbrazët. Komuna e Prishtinës duhet që më së largu deri në vitin 2023 të bëj zgjidhje për këtë shqetësim të banorëve të Hajvalisë.

Bashkë me Kryetarin Uran Ismaili do ta zgjedhim këtë problem për një afat më të gjatë për pjesën e Hajvalisë:

✅ Ndarja e parcellës prej 13 hektarë deri në fund të vitit 2022.


✅ Rrethoja, organizimi i llamellave dhe shtrimi i rrugëve (shtigjeve) brenda parcellës deri në fund të vitit 2023.

✅ Mbjellja e drunjëve përgjatë shtigjeve (rrugëve) brenda parcellës deri në fund të vitit 2023.

Por nuk duhet t’i harrojmë edhe varrezat e tanishme:

✅ Mirëmbajtja e gjithë hapësirës.

✅ Mbjellja e drunjëve përgjatë shtegut.

#prishtinanabashkon #prishtina #pdk #uranismaili #meuranin #kuvendikomunal #zgjedhjetkomunale #zgjedhjet2021 #arsimselimi #voto43 #hajvalia

Lexo edhe

Video