Asamblisti i LDK-së Fisnik Osmani jep dorëheqje

Asamblisti i LDK-së  Fisnik Osmani jep dorëheqje

Fisnik Osmani ka dhënë dorëheqje nga pozita e asamblistit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prishtinë.

Dorëheqja e tij është bërë e ditur nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina, gjatë mbledhjes së sotme të asamblesë komunale.


Kupina njoftoi se arsyeja e vendimit të Osmanit është personale.

Fisnik Osmani është zgjedhur javën e kaluar kryeshef i ndërmarrjes publike lokale “Termokos” .

Lexo edhe

Video