Asambleja e kontestuar e FSHF-së, Gjykata e Tiranës bllokon vendimet e marra

Asambleja e kontestuar e FSHF-së, Gjykata e Tiranës bllokon vendimet e marra

Pas afro tre muajve e gjysmë nga Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), në të cilën u zgjodhën organet drejtuese, Gjykata e Tiranës nuk ka njohur vendimet e kësaj Asambleje duke e lënë të ngrirë procesin në fjalë.

Seanca gjyqësore e cila u mbajt sot në mëngjes pa gjyqtaren Anila Karanxha të refuzojë kërkesën për regjistrimin e vendimeve në mënyrë që organet e reja drejtuese si Presidenti apo Komiteti Ekzekutiv, të vazhdojnë punën ligjërisht, përcjell KosovaPress.


Procesi zgjedhor për kreun e FSHF-së dhe anëtarët e KE ka krijuar shumë debate, pasi që fillimisht ky proces ishte paraparë të zhvillohet më 2 mars, por që gjykata e zhvendosi atë më 15 korrik.

Pas këtij rasti, disa shoqata kontestuan procesin e zgjedhjes së anëtarëve, madje ajo e Tiranës me kryetar Eduart Prodanin, nuk mori pjesë në zgjedhjet e datës 15 edhe pse sot është ligjërisht institucion i njohur edhe nga vetë federata.

Në zgjedhjet e datës 15 mars, presidenti i FSHF-së, Armand Duka u konfirmua për një tjetër mandat katër vjeçar në krye të këtij institucioni me 37 vota pro nga 43 votues në Asamble.

Lexo edhe

Video