Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

AS Roma-Manchester United, notat e lojtarëve

AS Roma-Manchester United, notat e lojtarëve

Manchester United arriti që sot të kualifikohet në finale të Ligës së Evropës, pavarësisht që pësoi humbje në stadiumin “Olimpico” me rezultat të ngushtë 3:2.

“Djajtë e Kuq” në ndeshjen e parë në “Old Trafford” siguruan fitore të thellë me rezultat 6:2 kundër Romës, ndërsa në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së këtij kompeticioni, skuadra romake e mposhti Unitedin me rezultat 3:2, fitore kjo që nuk i hyri në punë Romës, përcjell KosovaPress.

Në ndeshjen e sotme, lojtari më i mirë në fushë ishte portieri i Manchester United David De Gea, i cili me pritjet e tij vendimtare u vlerësua me notën më të lartë 8.1. Ndërsa tek Roma më i miri në lojë ishte mesfushori Lorenzo Pellegrini, që u vlerësua me notën 7.7.

Më poshtë i gjeni notat e lojtarëve të dy skuadrave.


AS Roma (7.01):

Mirante (6.6), Karsdorp (7.2), Smalling (6.7), Ibanez (7.4), Peres (6.2), Mancini (6.1), Pedro (7.7), Cristante (7.2), Pellegrini (7.7), Mkhitaryan (7.2), Dzeko (7.0)

Manchester United (6.77):

De Gea (8.1), Wan-Bissaka (6.4), Bailly (6.5), Maguire (6.9), Shaw (6.5), Pogba (6.7), Fred (7.3), Van de Beek (6.3), Fernandes (7.0), Greenwood (6.1), Cavani (7.7)

Lexo edhe

Video

error: