Chelsea po vazhdon të futet gjithnjë e me thellë në krizë të rezultateve derisa janë mposhtur edhe nga Aston Villa me rezultat 10- në “Stamford Bridge”.
Goli i minutës së 73’ i realizuar nga Watkins ia siguroi tri pikë të plota Aston Villës e cila po kalon nëpër një formë shumë të mirë të rezultateve dhe në pesë ndeshjet e fundit ka katër fitore dhe një humbje, transmeton KosovaPress.
Punën e “Bluve” e vështirësoi përjashtimi me karton të kuq i Gustos, ndërsa vlen të përmendet edhe inkuadrimi në lojë i sulmuesit shqiptar Armando Broja i cili është rikthyer nga lëndimi.
Pas gjashtë ndeshjeve, Chelsea ka mbledhur vetëm pesë pikë, kurse Aston Villa është e gjashta me 12 pikë.