Në seancën gjyqësore në rastin “Kobra”, ku të akuzuarit, Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli akuzohen për vrasjen e Visar Cengut më 3 janar 2023, u dëgjuan dy dëshmitarë, babi i viktimës, Behar Cengu dhe Vllaznim Mustafa, derisa mungoi dëshmitarja, Alketa Sadiku.
Babi i viktimës, Behar Cungu gjatë dhënies së dëshmisë së tij ka kërkuar drejtësi për vrasjen e djalit të tij.
Tutje Cungu para trupit gjykues tha se lajmin për vrasjen e djalit të tij e kishte marr nga kolegu i tij i punës.
“Ai e kishe marr vesh ngjarjen nuk dishim gjë në familje, nuk isha i njoftuar. Më tha a ka Behar tjetër në Kukës ai shoku i punës, jo i thash vetëm unë. Më tha mundesh me ik deri tek spitali...Shkova e gjeta djalin aty. Prokurorja: A e dini a e ka njohur ndonjë person prej të pandehurve djali: Shpesh ato kur vishin prej emigrimit vinin në Kosovë, nuk e di...Vetëm di një gjë që djali nuk ka pas gjë me vete fare si ka ngrënë bukë ka dal nga shtëpia, ndoshta edhe lekë nuk ka pas me vete në kohën kur ka dal nga shtëpia... Bashkërisht me gjithë familjen time me gjithë vëllezër gjithë çka kam, drejtësi dua karshi djalit, nuk dua me thënë nuk kam qenë në ngjarje vetë”, theksoi ai.Dëshmitari i parë në këtë rast, Behar Cungu tha se asnjëherë nuk ka pas problem me askënd në Kosovë dhe as me familjen e Dibran Hoxhaj.
I pyetur nga avokati i Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, se a ishte takuar me shokët e djalit të tij, Rifgen Shehu dhe Arben Bashkën, babai i viktimës tha se asnjëherë nuk është takuar me ta pasi ata ndodhen jashtë vendit.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dëshminë e tij e dha edhe Vllaznim Mustafa i cili në natën kritike ku kishte ndodhur vrasja e Visar Cungu ishte duke kënduar në lokalin “Kobra City”.
Sipas tij në momentin kur ishin kthyer brenda në lokal, personat nga Shqipëria kanë përplasur derën dhe kanë rrëzuar një tavolinë derisa kishin tentuar të hynin në zyrën e lokalit.
E më pas ai thotë se asgjë nuk i kujtohet dhe as nuk ka dëgjuar pasi për tu vetëmbrojtur ka shkuar në tualet dhe nuk ka dal derisa kanë ardhur policia.
Dëshmitari deklaroi se atë natë Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” e ka takuar në fillim dhe në fund kur e ka marr pagesën.
Sipas tij gjendja e “Kobrës” ka qenë e qetë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...