Bedri Hamza shpalos programin qeverisës në Obiliq
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
Bedri Hamza shpalos programin qeverisës në Obiliq
4 javë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka shpalosur programin e tij qeverisës në Obiliq.  Ai para qytetarëve të kësaj komune u zotua se nën qeverisjen e tij vendi do të ketë zhvillim të hovshëm ekonomik, rritje të pagave dhe pensioneve.

Përveç kësaj, Hamza tha se qeveria aktuale nuk ka prodhuar rezultate në asnjë sektor derisa përmendi faktin se Kosova gjendet nën sanksione të Bashkimit Evropian.

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja tha se në mandatin e tij qeverisës do të themelohet Fondi për papunësinë për të ndihmuar qytetarët që humbin e vendin e punës.

Hamza kritikoi pushtetin aktual për ngecje në zhvillimin e të gjithë sektorëve dhe vendosjen e sanksioneve nga BE-ja, duke thënë se kjo gjendje duhet të ndryshojë me përkrahjen e votuesve ditën e zgjedhjeve.

“Për kategoritë e dala nga lufta, për familjet e dëshmorëve do të ketë rritje të pensioneve 50 për qind. Për më tepër ne nuk do t’i detyrojmë ta marrin pensionin e pleqërisë apo pensionin e dëshmorit, të dyja, sepse i takojnë. Pensionet bazike, 70 për qind. Pensionet kontribut-dhënëse rritje dhe përshkallëzim. Po, pagat do t’i rrisim 50 për qind. Edhe këtë, jo në fund të mandatit, por në fillim të mandatit. Po që s’e bëj në muajt e parë të mandatit, publikisht e kam dhënë fjalën 31 dhjetor të vitit aktual nuk më zë në zyrën si kryeministër... Studentët, fondin për bursa. Për çiftet e reja 100 euro subvencione për të gjitha ato çifte që nuk kanë mundësi t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe publike”, tha Hamza.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025