Federata e Basketbollit e Kosovës ka organizuar eventin shumë të rëndësishëm “Laureatët 2024”, me një mbrëmje gala, ku janë nderuar më të mirët e vitit 2024.
Çmimet kryesore i kanë rrëmbyer basketbollisti i Trepçës, Mikaile Tmusic dhe basketbollistja e Bashkimit, Aulona Muhadri.
Tmusic fitoi katër trofe me Trepçën gjatë vitit 2024, derisa Muhadri tre trofetë me Bashkimin.
Ata kanë falënderuar bashkëlojtarët/et për ndihmën e dhënë, si dhe klubet përkatëse dhe tifozët për mbështetjen e vazhdueshme.Ndërkohë te meshkujt në Top 5 kanë hyrë: Dardan Kapiti (KB Trepça), Gëzim Morina (KB Golden Eagle Ylli), Muhamedali Janjeva (KB Sigal Prishtina), Valon Bunjaku (KB Golden Eagle Ylli/ KB Bashkimi) dhe Mikaile Tmusiq (Trepca).
Skuadra më e mirë në konkurrencën e meshkujve është shpallur KB Trepça, derisa skuadra më e mirë në konkurrencën e femrave: KBF Bashkimi.
Ngadhnjim Shabani është shpallur Gjyqtari i Vitit, i cili është edhe gjyqtar ndërkombëtar.
Ambasadorja e basketbollit të Kosovës jashtë vendit është shpallur Astera Tuhina (Ëashington State Cougars).
Gjithashtu ka pasur çmim të veçantë për Veteran/e: Mithat Belegu te meshkujt dhe Xhevahire Mustafa te femrat.