Fushë Kosovë, në dy raste të ndara raportohet për vrasje në tentativë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Foto Ilustruese
Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ndara për vrasje në tentativë në Fushë Kosovë.
Në rastin e parë sipas policisë është raportuar për një përleshje në mes dy grupeve ku si pasojë një person është plagosur në këmbë nga arma e zjarrit, i cili pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Derisa për rastin tjetër në raport është thënë se pas një përleshje në mes dy grupeve, si pasojë lëndime trupore ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, derisa njësitë policore janë duke u marrë me procedurat e mëtejme hetimore”, përfundon njoftimi.